Njoftim për qytetarët e Komunës së Drenasit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas është në komunikim të vazhdueshëm me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” Sh. A., me qëllim të informimit të drejtë për situatën aktuale të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas informatave zyrtare të pranuara nga KRU ”Prishtina”, mungesa e ujit ka ardhur si rezultat i pastrimit të kanalit kryesor Ibër-Lepenc, i cili është burimi kryesor i furnizimit me ujë. Gjatë procesit të pastrimit janë shkaktuar turbullira të konsiderueshme në ujë, çka ka pamundësuar përpunimin dhe shpërndarjen e ujit në kapacitet të plotë.

Aktualisht, furnizimi me ujë është i kufizuar dhe në disa zona mund të ketë ndërprerje të përkohshme. Sipas njoftimit nga KRU ”Prishtina”, pritet që furnizimi të fillojë të rikthehet gradualisht gjatë orëve të mbrëmjes së sotme dhe të stabilizohet plotësisht nga dita e nesërme.

Drejtoria do të vazhdojë të përcjellë situatën nga afër dhe të informojë qytetarët në kohë reale për çdo ndryshim.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë