Petrit Hajdari: Drenasi sot frymon ndryshe – Komandant Luani në zemër të qytetit!

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar me emocione të thella pas përurimit të shtatores së heroit Asllan Fazliu – Komandant Luani, që tashmë qëndron krenare në zemër të qytetit të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
“Sot Drenasi frymon më ndryshe. Shtatorja e Heroit Asllan Fazliu, Komandant Luani, tashmë qëndron aty ku e ka vendin – në zemër të qytetit,” ka shkruar Hajdari.
Ai e ka përshkruar heroin Fazliu si shumë më tepër se një komandant, duke theksuar se ai ishte frymëzim, besë dhe flijim për liri.
“Kujtimi i tij do të jetojë përherë në zemrat tona,” përfundon mesazhin e tij Petrit Hajdari.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Luanit!
.
.