Isak Neziri: Heroi Asllan Fazliu u përjetësua në mes të Drenasit – vepra e tij mbetet udhërrëfyes për brezat

Afaristi i njohur dhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, ka reaguar me emocion e krenari pas vendosjes së shtatores së heroit Asllan Fazliu – Komandant Luani, në zemër të qytetit të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në një postim të tij publik, Neziri ka theksuar se përjetësimi i heroit në qendër të qytetit është nderim për të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit dhe një kujtesë për gjeneratat e ardhshme.
“Heroi Asllan Fazliu u përjetësua në mes të Drenasit, teksa vepra e shembëlltyra e tij mbetet udhërrëfimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë. Lavdi Komandant.”, ka shkruar Neziri.
Shtatorja e Asllan Fazliut, e zbuluar më 14 qershor – në Ditën e Çlirimit të Drenasit – po konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të kujtesës kolektive për sakrificën dhe heroizmin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi e përjetshme Komandant Luanit!
Nderim për të gjithë dëshmorët që sollën lirinë!