Mungesë e ujit të pijshëm në Drenas – KRUP nis shpërndarjen me autobot

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të mungesës së ujit të pijshëm në disa zona të Drenasit, ka filluar shpërndarjen alternative përmes autobotit, transmeton portali DrenicaOnline.
Në njoftimin zyrtar, KRUP bën të ditur se autoboti është vendosur tashmë në qendër të Drenasit si dhe në Poklek të Ri, për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave të prekura.
Shpërndarja me autobot do të vazhdojë deri në stabilizimin e plotë të situatës me furnizimin me ujë të pijshëm.
Kompania kërkon nga qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të furnizohen sipas orareve të përcaktuara në terren./DrenicaOnline/