Të bashkuar për Eljonisën – Ndihmo edhe ti në betejën për jetë!

Një vajzë e vogël nga Drenica ka nevojë për ne të gjithë! Eljonisa Krasniqi, nga fshati Vajnik i Komunës së Skenderajt, është diagnostikuar me leukemi akute mieloide, një formë e rëndë e kancerit të gjakut. Për të pasur një shans për jetë, trajtim i domosdoshëm duhet të bëhet në Gjermani, me një kosto të lartë prej 400.000 euro – shumë të cilën familja e saj nuk mund ta përballojë e vetme.

Në këtë rrugëtim të vështirë, Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” është bërë pjesë e shpresës, duke kontribuar me 2,000 euro për trajtimin e Eljonisës dhe duke bërë thirrje publike për ndihmë nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

“Asnjë shumë nuk është e vogël, çdo kontribut është një rreze drite për Eljonisën.”

Le të bashkohemi dhe të krijojmë së bashku një fije shprese për këtë vajzë të vogël që po lufton për jetën. Çdo ndihmë është një hap më afër shërimit të saj.

✅ Të dhënat për donacione:

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo
Emri i llogarimbajtësit: Eljonisa Krasniqi
IBAN: XK05 1503 0500 0227 8020
SWIFT: RBKOXKPR

📞 Kontakti i familjes: +383 44 588 456
🌐 GoFundMe linku: Kliko këtu për të ndihmuar

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë