Drenasi kremton 14 qershorin, Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të 26 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtor të drejtorive komunale, nënkryetarin Arben Shala, kryesuesin e Kuvendit të Komunës, Bekim Lestrani dhe disa anëtar të Kuvendit të Komunës, në orët e hershme të mëngjesit, filluar homazhet në të gjitha varrezat e dëshmorëve.
Homazhet së bashku janë bërë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë si dhe në të gjitha varrezat e dëshmorëve; Likoshan, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Baicë, Abri (dy vende), Tërdec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Negroc, Krajkovë, Damanek, Shtrubullocë, Poklek i Vjetër (dy vende) dhe Nekoc.
Dita e çlirimit të Komunës së Drenasit ka vazhduar gjatë ditës me shumë aktivitete. Në ora 11:00 është mbajtur Seanca Solemne e Kuvendit të Komunës, pastaj në Sallën e Kulturës është shfaqur filmi dokumentar kushtuar heroit të Kosovës, Fatos Krasniqit.
Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit të cilët flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës!
Urime gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit, Dita e Çlirimit!