Banorët e Llapushnikut ankohen për mosgrumbullimin e mbeturinave – rrezik për shëndetin publik (Foto)

Banorët e fshatit Llapushnik në komunën e Drenasit janë ankuar se prej më shumë se dy javësh kompania përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave nuk ka kryer shërbimin në lagjen e tyre, transmeton DrenicaOnline.

Sipas tyre, grumbuj të mëdhenj të mbeturinave janë krijuar përgjatë rrugëve, ndërsa ata kanë dërguar edhe pamje që dëshmojnë gjendjen alarmante.

Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi me rritjen e temperaturave, erërat e rënda janë bërë të padurueshme dhe ekziston rreziku real për përhapjen e ndonjë epidemie.

Rikujtojmë se probleme të ngjashme me menaxhimin e mbeturinave po përjeton edhe kryeqyteti, pasi kompania “Pastrimi” ndodhet në grevë prej disa javësh.

Kjo situatë po ndikon negativisht në mjedis dhe në shëndetin e qytetarëve në disa komuna të vendit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë