Kryqi i Kuq në Drenas shpërndan mish kurbani për 30 familje në nevojë

Kryqi i Kuq i Kosovës – Dega në Drenas, në bashkëpunim me Zyrën Kryesore dhe falë një donacioni nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, ka realizuar një aksion humanitar duke shpërndarë mish kurbani për 30 familje në nevojë, transmeton portali DrenicaOnline.
Secila familje ka përfituar nga 5 kilogramë mish, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje në këtë periudhë festive.
Kryqi i Kuq i Kosovës ka falënderuar Gjysmëhënën e Kuqe Turke për donacionin dhe përkrahjen e vazhdueshme që u ofron familjeve në nevojë në komunën e Drenasit./DrenicaOnline/
.
.
.