Isak Neziri mban premtimin elektoral: Dhuron laptopë për shkollat e Gllobarit, Tërstenikut dhe Polluzhës

Ish-kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mori mbi 16 mijë vota, ka realizuar sot një vizitë në disa shkolla të Komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë ditës, Neziri vizitoi shkollat në Gllobar, Tërstenik dhe Polluzhë, ku u prit nga drejtuesit dhe mësimdhënësit e këtyre institucioneve arsimore. Në kuadër të kësaj vizite, ai dhuroi laptopët e premtuar gjatë fushatës zgjedhore, duke mbajtur kështu një nga zotimet e tij ndaj komunitetit.
“Secili nga ne mund të bëjmë më shumë për edukimin e nxënësve dhe fëmijëve tanë. Të dashur mësimdhënës, faleminderit për punën e mirë”, ka shkruar Neziri, duke ndarë foto nga këto takime.
Ai u shpreh se këto takime i dhanë një kënaqësi të veçantë dhe se ndihma për arsimin do të mbetet gjithmonë prioritet i tij.
Ky gjest është mirëpritur nga mësimdhënësit dhe komuniteti lokal, të cilët e kanë vlerësuar kontributin e tij për përmirësimin e kushteve në shkolla.
📸 Në vijim ju sjellim fotoalbumin nga kjo ditë e veçantë.