Vdes një dëshmitar në rastin e krerëve të UÇK-së

Një dëshmitar, i cili njëkohësisht kishte edhe statusin e viktimës indirekte, ka ndërruar jetë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat kanë njoftuar se mbrojtësi i viktimave është informuar për vdekjen nga një i afërm i ngushtë i të ndjerit.