Moti sot me diell, maksimalja shkon deri në 35 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-50 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë