Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në ShBA

Major Gëzim Osmani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë Amerikane, duke fituar titullin Master në Studime Operacionale nga Army University, raporton Gazeta Sinjali.

Ky kolegj prestigjioz ka për qëllim përgatitjen e udhëheqësve ushtarakë për planifikim operacional, zhvillim të të menduarit kritik dhe udhëheqje në operacione të përbashkëta dhe shumëkombëshe.

Nga FSK theksojnë se përfshirja e zyrtarëve të saj në programe ndërkombëtare si ky, është dëshmi e rritjes profesionale dhe teknike të kësaj force, që po forcohet përditë falë përkushtimit të ushtarakëve dhe mbështetjes së partnerëve strategjikë, veçanërisht në fushën e edukimit dhe zhvillimit profesional.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë