Aksident trafiku në Arllat të Drenasit, pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në mesditën e së shtunës në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit.

Pamjet e siguruara nga lexuesit e DrenicaOnline tregojnë vetura të dëmtuara dhe prezencën e Policisë në vendin e ngjarjes. Për momentin, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia është duke u marrë me zbardhjen e plotë të rastit.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të siguruar rrjedhën normale të trafikut.

DrenicaOnline do të përcjellë çdo informacion shtesë që mund të bëhet i ditur nga organet kompetente.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë