Policia jep detaje për rastin në Komoran: Dy persona e sulmojnë një qytetar dhe ia marrin veturën – dërgohen në mbajtje

Një incident shqetësues ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Komoran, ku dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një sulmi fizik ndaj një qytetari dhe marrjes së veturës së tij.

Sipas raportit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 00:30, kur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në gjendje të dehur, i kanë zënë rrugën viktimës (po ashtu mashkull kosovar) me automjetin e tyre. Pas një përplasjeje fizike, të dyshuarit e kanë sulmuar viktimën dhe i kanë marrë veturën.

Ankuesi ka deklaruar se të dyshuarit posedonin një mjet të mprehtë – thikë, si dhe një armë. Fatmirësisht, ai ka pësuar vetëm lëndime të lehta trupore.

Pas intervenimit të menjëhershëm të policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë