AAK zyrtarizon tetë kandidatë për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka miratuar me vota unanime tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale të tetorit.

Kandidaturat e miratuara janë si më poshtë:

▪ Në Gjakovë: Ardian Gjini

▪ Në Pejë: Ali Berisha

▪ Në Suharekë: Bali Muharremaj

▪ Në Rahovec: Smajl Latifi

▪ Në Klinë: Zenun Elezaj

▪ Në Deçan: Bashkim Ramosaj

▪ Në Prishtinë: Bekë Berisha

▪ Në Artanë: Ajet Avdyli

Haradinaj ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditëve në vijim degët e tjera të Aleancës do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, për të përmbyllur tërësisht hartën zgjedhore të AAK-së në nivel vendi.

“Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor,” shkruan Haradinaj në njoftimin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë