Kështu po mashtrohen klientët në këto hipermarkete (FOTO)

Blerjet në hipermarketet e Kosovës po vazhdojnë t’i mashtrojnë konsumatorët, të cilëve nëpër rafte të produkteve u ekspozohet një tjetër çmim, por kur shkojnë te arka paguajnë tjetër çmim. Normalisht çmimi tek arka është më i shtrenjtë. Këto mashtrime i kanë bërë sërish rrjeti i marketeve ‘ETC’ dhe ‘Viva Fresh Store’.

Më tre mars të këtij viti, “Viva Fresh Store”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ka mashtruar konsumatorët e tyre duke paguar produktin ushqimor, “Kofshe pule Apetit”, më shtrenjtë në krahasim me çmimin të cilin i është ekspozuar në raft.

Qytetarët i kanë dërguar Insajderi dëshmi ku shihet se tek arka ata kanë paguar 0.96 cent më shumë.

Çmimi i produktit në raft ka qenë 1.86 cent ndërsa, konsumatori tek arka ka paguar 2.82 cent. Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje kompanisë në fjalë mirëpo ende nuk ka marr përgjigje.
Të njëjtën gjë e ka bërë edhe rrjeti i marketeve, ETC, në qytetin e Ferizajt, që është pronë e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ramiz Kelmendi.

Në produktin ushqimor, “Djath Trapista Gjysëm hëne Sole” në raft ka pasur të ekspozuar çmimin me zbritje 5.69 nga 6.19, çmim ky që nuk është real sipas konsumatorit i cili ka kontaktuar Insajderin në lidhje me këtë mashtrim.

Ky konsumator ka thënë për Insajderin se është ankuar edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë mirëpo ka marr përgjigje nga ky institucion.

“Subjekti afaristë është inspektuar në bazë të ankesës së konsumatorit ku ka hasur në produkte të cilat ishin në zbritje dhe kishin të vendosur dy çmime e par dhe çmimin e zbritshëm si dhe nder këtë çmim ka qen edhe një tjetër çmim, ku konsumatori ka menduar se ka të bëj me mashtrim. Me rastin e enspektimit situata nuk ka qen ashtu siç e ka përshkruar konsumatori por ne i kemi verifikuar artikujt në të cilët është ankuar konsumatori dhe duke u bazuar në kartelin e shitjes, produktet e cekura kanë qenë në zbritje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë, shkruan Insajderi.

Kjo nuk është hera e parë që këto dy rrjete të marketeve mashtrojnë konsumatorët e tyre.
Insajderi para disa muajve ka raportuar për mashtrimet që i kanë bërë këto dy markete, me ç’rast nga Inspektoriati i Tregut i janë shqiptuar nga 1 mijë euro gjobë.

Ndërkaq sot është shënuar Dita e Konsumatorit me ç’rast është miratuar projektligji për mbrojtjen e konsumatorit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë