Të shtëna me armë zjarri në Drenas, Policia gjen dhe konfiskon 25 gëzhoja

Një incident që përfshin përdorimin e armës së zjarrit është raportuar të dielën pasdite në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, më 18 maj 2025, rreth orës 16:00, njësitë policore janë njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë komunë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Rasti është cilësuar si “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa lidhur me të është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të iniciohet procedura penale.

Hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat e incidentit janë duke vazhduar. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë