U themelua nëndega e Bashkimit Demokratik në Abri të Epërme

Dje në fshatin Abri e Epërme u mbajt një takim me qytetarët, ku u themelua nëndega e Bashkimit Demokratik (BD), në kuadër të zgjerimit të strukturave të kësaj force politike në terren.
Në këtë ngjarje morën pjesë figura udhëheqëse të BD-së, përfshirë kryetarin Ajvaz Berisha, nënkryetarin Arber Halilaj, sekretarin e përgjithshëm Zeqir Bekolli, anëtarët e kryesisë Avdyl Berisha dhe Lah Strumcaku, si dhe Izjah Celaj. Ata u pritën me interesim nga banorët dhe simpatizantët e partisë në këtë fshat.
Gjatë takimit, kryetari Berisha prezantoi vizionin, pikat programore dhe objektivat e Bashkimit Demokratik.
Në përfundim të mbledhjes, u zgjodhën strukturat udhëheqëse të nëndegës së sapoformuar:
Kryetar: Pajtim Hajdaraj
Nënkryetarë: Alban Kurtaj dhe Besim Hajdaraj
BD beson se kjo nëndegë do të luajë një rol kyç në forcimin e rrjetit organizativ dhe përhapjen e ideve e vizionit të saj.