Drenasi pjesë e testimit PISA 2025 – 132 nxënës në garë për sukses ndërkombëtar

Në kuadër të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në Komunën e Drenasit ka nisur testimi për nxënësit 15-vjeçarë të shkollave të mesme të larta, transmeton DrenicaOnline.

Më 14-15 maj 2025, testimi po zhvillohet në SHMP “Fehmi Lladrovci”
Më 20-21 maj 2025, do të mbahet në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Në total janë 132 nxënës pjesëmarrës, të cilët do të testohen në fushat e leximit, matematikës dhe shkencës.

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) u uron suksese të gjithë nxënësve, me shpresën për rezultate të larta dhe përfaqësim të denjë në këtë vlerësim ndërkombëtar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë