Kush është i riu nga Drenica që aderoi në Partinë Guxo?

Partia Guxo ka mirëpritur në radhët e saj Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica, i cili vjen nga familja e njohur Geci e Llaushës, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai është në përfundim të doktoratës në ekonomi në UP “Hasan Prishtina” dhe përfitues i tri bursave ndërkombëtare në Francë. Geci ka përvojë profesionale në sektorin e financave dhe njihet për trashëgiminë atdhetare e institucionale të familjes së tij.
Sipas kryetares Donika Gërvalla, Geci është guximtar, idealist dhe patriot, dhe tashmë do ta vazhdojë rrugën politike në Partinë Guxo, trashëgimtaren e vlerave të Presidentit Ibrahim Rugova./DrenicaOnline/