Edhe Sali Dvorani i bashkohet mbështetjes për Naim Bazajn

Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Sali Dvorani, nga subjekti politik Demokratët për Drenasin (DD), i ka dalë publikisht në mbështetje Naim Bazajt, i cili së fundmi ka konfirmuar kandidimin e tij për kryetar të komunës nga Iniciativa për Drenasin, transmeton portali DrenicaOnline.

Pas deklaratës së kolegut të tij Mehedin Salihu, edhe Dr. Dvorani ka bërë të ditur përmes një deklarimi zyrtar se do të përkrahë kandidaturën e Bazajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Tashmë të dy përfaqësuesit e DD-së në Kuvendin Komunal e kanë bërë të qartë pozicionimin e tyre politik.

DrenicaOnline do të sjellë së shpejti edhe reagimet e tjera nga skena politike në Drenas./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë