Mehedin Salihu i del në mbështetje Naim Bazajt, kandidatit për kryetar të Komunës nga Iniciativa për Drenasin

Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Mehedin Salihu, nga subjekti politik “Demokratët për Drenasin”, i ka dalë publikisht në mbështetje Naim Bazajt, i cili sonte konfirmoi kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Drenasit përmes Iniciativës për Drenasin, transmeton portali DrenicaOnline.
Mbështetja e Salihut vjen në një moment kyç, kur gara për zgjedhjet lokale në Drenas po fillon të marrë formë dhe emrat e parë zyrtarë po dalin në skenë.
“Suksese e na priftë e mbara, Naim Bazaj”, ka shkruar Salihu mbi logon e partisë së Bazajt të cilën edhe e ka shpërndarë në Facebook.
Kujtojmë se Naim Bazaj sonte zyrtarisht ka konfirmuar kandidaturën e tij, duke shtuar se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Komunën me dinjitet dhe transparencë.
DrenicaOnline do të vazhdojë ta përcjellë nga afër këtë garë zgjedhore dhe zhvillimet që lidhen me të./DrenicaOnline/