Lushtaku: Kjo është tallje me qytetarët, jemi bërë si në çerdhe të femijëve

Për të 15-në herë  me radhë deputetët e Kosovës do të mblidhen  në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku tha se po shihet një kokfortësi nga mazhodanca për zgjidhjen e ngërçit. Ndërsa tha se e gjithë kjo çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës, është një tallje me qytetarët.

“Po shohim se ka një kotësi nga mazhodanca e deritashme. Deri me tani s’ka asnjë ndryshim. Po shihet qartë se po dështon çdo herë. Pavarësisht sa i ka numrat ata s’janë të mjaftueshme. Me të vërtetë është kokëçarje dhe tallje me qytetarët. Pse kjo kokëfortësi. Dhe ne si deputet pavarësisht bindjeve politike po ndihemi sikur të jemi në një çerdhe të fëmijëve. Sepse kokfortësia, egot e ndryshme s’po lejojnë që Kosova të ec përpara dhe t’i formojë institucionet e veta”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë