Nipi i Adem Jasharit, Igballi shpalos tatuazhin e tij, flet se si ia nisi futbollit, përmend edhe kombëtaren e Kosovës

Nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit”.
Në emisionin e sontëm, Igballi ka dhënë detaje se si nisi të merret me futbollin, por edhe e shpalosi një tatuazh të tij.
“Futbollin e kam nisur në moshën 7-8 vjeçare te Drenica, pastaj kam kaluar te Shkolla e Futbollit Kurda. Te Prishtina e kam nënshkruar kontratën e parë profesionale, kam qëndruar tri vjet aty, për një kohë që i falënderojë ‘Plisat’ e Prishtinën”, tha ai fillimisht.
Për tatuazhin e tij, ai tha se e ka të babait, nga një foto e vitit 1999, kur babai i tij kishte dalur në luftë si 17-vjeçar.
Kur u pyet nëse dikush nga familja Jashari ka luajtur futboll.
“Në familjen time ka luajtur futboll xhaxhai im, Fazliu, por që shkaku i disa lëndimeve e kishte lënë”, shtoi ai.
Tutje, ai foli për Drenicën dhe sezonin e tij aty.
“Misionin e parë e kam arritë te Drenica, me rikthy në Superligë aty ku e ka vendin”, tha Jashari.
Jashari tha se ëndrra e tij është qJashari tha se ëndrra e tij është që të luajë te kombëtarja A e Kosovës.
“Ëndrra e çdo lojtari në futboll është që të kalojë te komëbtarja A, shpresoj që me lojë të mira të miat, do të ftohem ndonjëherë te kombëtarja A”
“Për mua është priviliegj që jam nga kjo familje, është një krenari mjaft e madhe për mua”.