Ndërron jetë avokati i njohur nga Drenasi, Shaqir Behrami

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të avokatit të njohur dhe figurës së shquar të drejtësisë në Drenas, Shaqir (Salih) Behrami.

I ndjeri Shaqir Behrami ishte shumë më tepër se një familjar i dashur për të afërmit e tij – ai ishte një shtyllë e fortë e drejtësisë, urtësisë dhe shërbimit publik në qytetin e Drenasit.

Karrierën e tij e nisi si jurist dhe gjyqtar, ku dha kontribut të çmuar për dekada me radhë. Më pas, shërbeu në pozita ekzekutive brenda Komunës së Drenasit dhe e përmbylli rrugëtimin profesional si avokat i respektuar, gjithmonë në shërbim të qytetarëve, me përkushtim, ndershmëri dhe një zemër të madhe humane.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 12 maj 2025, në orën 17:00, në varrezat e fshatit Domanek të Drenasit.

Familja Behrami shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen me ta në këtë kohë të rëndë.

Pushoftë në paqe.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë