Hazrolli Group shënon 20-vjetorin me sukses dhe investime të qëndrueshme në Kosovë

Në Parkun e Biznesit në Suharekë, Hazrolli Group shënoi 20-vjetorin e themelimit dhe 5-vjetorin e fabrikës moderne për prodhimin e dyerve, dritareve dhe fasadave strukturore.

Pronari dhe CEO, Burim Hazrolli, theksoi rrugëtimin e vështirë por të suksesshëm të kompanisë që nga emigrimi i tij në Gjermani në moshën 16-vjeçare, falë mbështetjes së familjes dhe përkushtimit të pandalshëm për cilësi dhe zhvillim.

Ai falënderoi bashkëshorten, vëllezërit dhe gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e tyre.

“Mirë se vini, zoti Rohde, një mik i imi dhe bashkëpunëtor i kahershëm. Mirë se vjen, miku im nga Katari, Rade. Mirë se vini gjeneralë nga Suez, nga SHBA, Anglia dhe vende të ndryshme. Mirë se vini miq, partnerë, bashkëpunëtorë. Pa ju, nuk do të ishim këtu. Është një ditë e veçantë. Për mua është vërtet diçka e veçantë. Sepse 20 vite nuk është e lehtë t’i arrish. 20 vite kanë qenë një rrugë e gjatë me shumë, shumë punë.

Së pari dua të falënderoj gruan time, mësuesen time, që gjithmonë më ka mbështetur fort, sepse pa të nuk do ta kisha arritur dot. Së dyti, dua të falënderoj vëllezërit e mi. Kam ardhur në Gjermani kur isha 16 vjeç. Vëllai im i madh, Abraham, ishte atje. Në fillim nuk donte që të vija në Gjermani. Natyrisht, vëllezërit tanë kishin ndërruar jetë dhe gjeneralët tanë ishin të gjithë atëherë në Gjermani. Dhe unë doja patjetër të provoja diçka të re.

Së bashku me vëllain tim Selim, në vitin 1998, gjatë luftës, shkuam në Gjermani. Nuk ishte një rrugë e lehtë, por unë nuk i dua gjërat që janë të lehta. Më pëlqejnë ato që janë të vështira, ato për të cilat thonë ‘nuk mund t’i bësh’. Por me zemër, me dëshirë, mund të arrihet gjithçka. Edhe në Gjermani mund të ndërtosh një biznes. Mund të krijosh një cilësi gjermane dhe emrin Hazrolli, nëse dëshiron. Kush do një emër? Po, mund të them që ne kemi ndërtuar emrin Hazrolli”, shtoi ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përgëzoi suksesin e Hazrolli Group, duke theksuar rolin e rëndësishëm të komunitetit kosovar në Gjermani dhe rëndësinë e kthimit të përvojave dhe njohurive në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Është një nder i veçantë që jam pjesë e juaj. Më kujtohet shumë mirë që para pesë vitesh, sapo ishte hapur fabrika, ishte koha e pandemisë. Hazrolli nuk është vetëm një firmë gjermane – si ambasador e them me kënaqësi që Gjermania është numër një me Kosovën. Natyrisht, edhe me punën e vazhdueshme, kontribuojnë në fusha të ndryshme.

Sikur të mos kishte punëtorë dhe bashkëpunëtorë kosovarë, besoj që krejt kjo nuk do të ishte e mundur. Është shumë e nevojshme ky kontribut. Nëse kemi mundësinë, duhet që njohuritë dhe përvojat e arritura në Gjermani t’i sjellim në Kosovë. Të gjithë këta partnerë ekonomikë kontribuojnë në të dyja anët, nxisin ekonominë dhe rrisin investimet,” u shpreh ambasadori Rohde.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se kjo përvojë shtynë edhe bizneset e tjera ta promovojnë Kosovën.

“Falënderojmë kompaninë Hazrrolli, një përvojë shumë e mirë nga Gjermani, kemi nevojë që ta promovojmë Kosovën, një përvojë shumë e mirë, një shtyrje shumë e madhe për të gjithë sektorët dhe bizneset tona që kanë mundësi me promovuar Kosovën”, ka theksuar Muharremaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë