Zjarrfikësit e Drenasit mbajnë ligjërata edukative për nxënësit në Çikatovë të Re dhe Llapushnik

Në kuadër të aktiviteteve për ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e brezave të rinj për sigurinë nga zjarret, ekipi i zjarrfikësve të Drenasit ka mbajtur ligjërata informuese në shkollat fillore “Ali Gashi” në Çikatovë të Re dhe “Hasan Prishtina” në Llapushnik.

Gjatë ligjëratave, nxënësit u njohën me metodat bazë për parandalimin e zjarreve, masat që duhen ndërmarrë në raste emergjente si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me shërbimet e zjarrfikësve.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndërtimi i një kulture të sigurisë që nga mosha e hershme dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të komunitetit.

Zjarrfikësit kanë falënderuar stafin e shkollave për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj edukimit të nxënësve për çështje të rëndësishme të sigurisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë