Xhensila Myrtezaj performon me barkun e rrumbullakosur!

Prej kohësh për këngëtaren Xhensila Myrtezajn qarkullojnë fjalë se është në pritje të fëmijës së saj të parë, e cila do të jetë vajzë.

Megjithatë as Xhensila as bashkëshorti i saj Bes Kallaku ende nuk e kanë konfirmuar këtë lajm.

Mirëpo ndjekës dhe fansa të këngëtares në rrjete sociale kanë publikuar video nga performanca e saj e fundit, në të cilën ajo shfaqet e veshur me një xhaketë.

Përmes kësaj xhakete dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares, ndonëse ajo vijon t’a mohojë./Gazeta Express/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë