Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë Kosovë

Një grua ka humbur jetën pasi e njëjta ka rënë nga një ndërtesë në lagjen Bresje të Fushë Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në rrugën “Tahir Zemaj”.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën ‘Tahir Zemaj’, në Fushë Kosovë, dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet në koordinim me prokurorin e shtetit për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, teksa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe të ekzaminimit./

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë