Kaos pas garës së makinave në Sllatinë, përleshje mes disa personave (VIDEO)

Një përleshje fizike ka ndodhur mes disa personave pas përfundimit të një gare makinash e cila është mbajtur gjatë fundjavës në Sllatinë.
Pamje nga vendngjarja janë publikuar në rrjete sociale, ku shihen pjesëmarrësit duke u konfliktuar fizikisht, ndërsa në to vërehet edhe ndërhyrja e policisë për ta vënë situatën nën kontroll.
Gara e makinave ishte e tipit 9-sekondësh dhe ishte zhvilluar përgjatë dy ditëve, më 3 dhe 4 maj.
Kjo garë kishte tërhequr një numër të madh të spektatorëve dhe adhuruesve të shpejtësisë të ndiqnin nga afër këtë garë.
Policia nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi shkaqet e përleshjes apo numrin e të përfshirëve në incident.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/