Rumesa Dibrani shkëlqen në Tiranë – Fiton Çmimin e Parë në “Pop Talent Fest 2025”!

Një tjetër talent i jashtëzakonshëm nga Drenasi po ngjitet në majat e suksesit, transmeton DrenicaOnline.

Rumesa Dibrani ka triumfuar duke fituar Çmimin e Parë në festivalin muzikor “Pop Talent Fest” që u mbajt këtë javë në Tiranë, duke mahnitur publikun dhe jurinë me paraqitjen e saj artistike.

“Jemi krenarë pafund për ty! Vazhdo të ndjekësh ëndrrat me po kaq pasion e dritë!”, ka shkruar i emocionuar babai i saj, Ismail Dibrani.

Ky sukses është vetëm fillimi për Rumesën, e cila premton shumë në skenën muzikore shqiptare./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë