Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një i moshuar në Drenas

Një person rreth të 80-tave është plagosur sot aksidentalisht me armë zjarri në Drenas.
Burimet e DrenicaOnline brenda QKMF-së bëjnë të ditur se i moshuari ka pësuar një plagë në këmbë dhe ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndihma e parë të plagosurit i është dhënë fillimisht në vendin e ngjarjes prej nga është nisur me autoambulancë drejt QKUK-së.
Sipas informatave të para, plagosja ka ndodhur teksa i moshuari po manovronte me një armë të modifikuar, nga e cila dyshohet se ka shpërthyer një plumb.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit dhe tashmë ka hapur rastin për hetime të mëtejshme.
Për më shumë informacione, qëndroni me DrenicaOnline.