I riu nga Drenica që po ndërton Zvicrën – dhe tani po rikthehet në vendlindje

Tre vite më parë, Adriatik Hoxhaj, një i ri 24-vjeçar nga Komuna e Skenderajt, ndërmori një hap të guximshëm: themeloi kompaninë Atlantic Services Sàrl në qytetin e Lausanne-it, Zvicër. Me një vizion të qartë për të krijuar një kompani moderne në fushën e ndërtimtarisë, ai vendosi themelet e një suksesi që sot frymëzon shumë të rinj nga diaspora, transmeton portali DrenicaOnline.

Atlantic Services, e regjistruar më 8 prill 2022, është specializuar në ndërtim të ri dhe renovime, si dhe në punime marangozërie të jashtme dhe të brendshme. Me profesionalizëm dhe pasion, kompania është bërë një emër i besuar në realizimin e dritareve, gilinderëve të xhamit dhe konstruktimeve metalike, duke bashkëpunuar ngushtë me kompani partnere nga Kosova.

Sot, Atlantic Services ka arritur të ketë të hyra milionëshe, duke realizuar projekte cilësore në Zvicër dhe më gjerë. Suksesi nuk ka ardhur rastësisht – është fryt i një pune të palodhur, vullneti për të sjellë standarde të reja dhe besimi në fuqinë e bashkëpunimit Kosovë–diasporë.

Dhe tani, një kapitull i ri po hapet: shumë shpejt, nis ndërtimi i fabrikës së re në Skenderaj, e cila do të fokusohet në prodhimin e produkteve të ndërtimtarisë. Ky investim pritet të sjellë vende pune, teknologji dhe zhvillim ekonomik në vendlindje.

Adriatik Hoxhaj është një shembull frymëzues për të gjithë – një i ri që dëshmon se vizioni, guximi dhe përkushtimi mund të ndërtojnë ura të fuqishme mes Zvicrës dhe Kosovës.

Kontakt për bashkëpunim dhe informata shtesë:

Atlantic Services Sàrl
Chemin de Bonne-Espérance 28, 1006 Lausanne, Zvicër
Tel: +41 76 690 39 54
Email: info@atlanticservices.ch
Web: www.atlanticservices.ch
Facebook: Atlantic Services Sàrl

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë