Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Halilaj me rastin e ndarjes nga jeta te Lulzimit

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Lulzim Halilaj nga Drenasi, i cili humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Halilaj në këtë moment të rëndë.

“E nderuara familje Halilaj, ndaj dhimbjen me ju për ndarjen nga jeta të Lulzimit, i cili humbi betejën nga sëmundja e rëndë. Ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Zoti ju dhashtë forcë dhe durim”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Ndarja e hershme nga jeta e Lulzim Halilajt ka prekur thellë komunitetin e Drenasit, duke lënë pas një boshllëk të madh tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ngushëllime familjes Halilaj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Lulzimin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë