Poklek i Ri: Kapet me armë pa leje në veturë

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në fshatin Poklek i Ri të Drenasit, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, transmeton portali DrenicaOnline.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 prillit 2025, rreth orës 20:00, kur njësia policore në një pikë kontrolli ka ndaluar një veturë që drejtohej nga një i dyshuar me shtetësi kosovare.

Gjatë kontrollit në veturë, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë