Pas vdekjes së Aldion Mulajt, ndodh pajtimi mes familjes Mulaj dhe Hamëza

Naim Bazaj, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit, ka bërë një reagim prekës lidhur me ngjarjen e dhimbshme të ndodhur më 17 prill 2025, ku humbi jetën tragjikisht Aldion Mulaj, djali i Hajdin Mulajt nga Tersteniku, i cili sapo kishte ardhur nga Austria për pushime, transmeton portali DrenicaOnline.
Në mesazhin e tij, Bazaj thekson rëndësinë e burrërisë dhe mëshirës në këto momente të vështira, duke përmendur iniciativën për pajtim mes dy familjeve shqiptare – një vlerë e thellë e traditës sonë.
“Falja e gjakut sot është një akt i lartë i mëshirës mes familjeve. Hajdin Mulaj nga Tersteniku dhe Xhavit Hamëza nga Klina e Epërme e Skenderajt shtrinë dorën e pajtimit mes vete”, thuhet në deklaratën e tij.
Bazaj ka falënderuar në veçanti familjen e Fadil dhe Hajdin Mulajt, si dhe dajën Bali Gashi, për ndihmën dhe kontributin në këtë pajtim të rëndësishëm që vjen pas një tragjedie të thellë.