Aksidenti tragjik në Tërstenik të Drenasit – Policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Tërstenik të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar, A. Mulaj.

Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar për DrenicaOnline edhe Policia Rajonale e Prishtinës, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur detaje nga vendi i ngjarjes:

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Tërstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë“, thuhet në konfirmimin e Policisë.

DrenicaOnline mëson se viktima është A. Mulaj, 21-vjeç, ndërsa personi tjetër që ndodhej në motoçikletë ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë