Veprimtaria e Nuredin Gubetinit nderohet me mbledhje komemorative në Vushtrri

Dje në Vushtrri u mbajt mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Nuredin Gubetini, veteran i arsimit, veprimtar dhe artist nga Vushtrria.

Kontributi që Nuredin Gubetini, ka dhënë në fushën e arsimit, si veprimtar i çështjes kombëtare dhe si artist, u vlerësua lart nga të pranishmit në këtë mbledhje komemorative.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nën patronazhin e të cilit u organizua mbledhja komemorative, tha se emri i Nuredin Gubetinit nuk do të harrohet asnjëherë.

“Nuredin Gubetini ishte pjesë e një brezi që nuk u përkul përballë padrejtësisë, që nuk heshti përballë dhunës, por qëndroi i palëkundur në mbrojtje të së drejtës dhe të së vërtetës.

Edhe atëherë kur vuajti padrejtësisht, kur u përjashtua, u burgos e u keqtrajtua, ai nuk e ndali misionin e tij – misionin e mësuesit, të atdhetarit, të qytetarit të ndërgjegjshëm. Ishte edhe një artist që me talentin dhe shpirtin e tij i dha Vushtrrisë ngjyrë, zë dhe frymë”, tha kryetari Idrizi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë