Kryqi i Kuq i Kosovës në Drenas ndihmon një familje në nevojë në fshatin Baicë

Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Drenas, ka ndihmuar një familje në nevojë në fshatin Baicë, duke u bërë krahë mbështetës në ditë të vështira.
Familjes iu shpërndanë pako ushqimore, produkte higjienike, veshmbathje dhe lodra për fëmijë, falë një donacioni bujar nga Karabinierët Italianë të KFOR-it.
Nga Kryqi i Kuq u shpreh falënderim i veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që Karabinierët Italianë po japin për familjet në nevojë në komunën e Drenasit.
Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndihmuar shtresat më të cenueshme të shoqërisë dhe për të promovuar solidaritetin në komunitet.