Video e rrahjes brutale të biznesmenit: Si e sulmuan me a*më në një lokal në Istog

Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj është rrahur fizikisht nga dy persona që tashme ndodhën në burg.
Naser Rraci dhe Leutrim Musliu janë arrestuar për rrahjen e biznesmenit. Ata shihet edhe në video se si kanë hyrë brenda një lokali ku ishte duke qëndruar Ylber Blakaj dhe e sulmojnë fillimisht me grushte e pastaj me armë e godasin mbrapa kokës.
Sipas burimeve të Insajderit, dyshohet se sulmi ndaj biznesmenit Blakaj ndërlidhej me një konflikt për një pronë.