Lladrovci uron Ditën e Kushtetutës: Reflektim mbi vlerat që ndërtojnë shtetin tonë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët me rastin e 9 Prillit – Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë ditë si një ndër më të rëndësishmet në historinë e re të vendit.

Në mesazhin e tij, Lladrovci thekson se Kushtetuta është sinonim i përpjekjeve shekullore për një shtet të lirë, të ndërtuar mbi parimet e avancuara perëndimore. Ai ka kujtuar se edhe pse në këto 17 vite Kushtetuta është sfiduar dhe shkelur në disa raste, kjo ditë mbetet një moment i rëndësishëm për reflektim dhe për afirmimin e vlerave që ajo përfaqëson.

“Kushtetuta është bazamenti i funksionimit të shtetit tonë, i ndërtuar me shumë sakrificë, por edhe me mbështetjen e aleatëve tanë të përjetshëm, me në krye ShBA-në”, ka thënë ai.

Në përvjetorin e saj, Lladrovci ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në krijimin e një shteti të lirë dhe të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare.

“Urime Dita e Kushtetutës!”, përfundon urimin e tij kryetari i Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë