Prostitucion në Drenas, arrestohet një femër dhe një mashkull

Pas hetimeve të zhvilluara nga policia dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër në Drenas, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale mundësim në prostitucion.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot përmes raportit të rregullt se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar./DrenicaOnline/