Haradinaj ia qan hallin Azem Sylës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kritikuar gjyqësorin në vend, duke përmendur edhe rastin e ish-deputetit të PDK-së Azem Syla. Ai ka thënë se në këtë rast më shumë ka faj gjyqësori sesa Azem Syla.

Syla që po akuzohet për tjetërsim të tokave, pas disa muajsh në burg, këto ditë është liruar për t’u mbrojtur në liri.

“E myten atë Azem Sylen o burrë, që 5 vjet sillet nëpër gjyqe. Ki edhe njerëz të tu nëpër gjykatë. Ma n’faj është gjyqësori se sa Azem Syla”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë