Ramiz Lladrovci: Me buçeta me lule, homazhe dhe mbledhje komemorative, i dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi

Sot, me respekt dhe nderim të madh, u zhvilluan homazhe dhe mbledhja komemorative në nder të Bacës Haxhi Thaçi, i cili u përball me sfidat e jetës me dinjitet dhe krenari. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi, duke theksuar se ai ishte një figurë e urtë dhe e respektuar, gjithmonë pranë familjes Thaçi dhe Hashim Thaçit me këshilla dhe mbështetje të sinqertë.

“Me buçeta me lule, homazhe dhe mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi. Me nder dhe krenari, ai i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, duke na lënë porosi që të mos koritemi,” u shpreh Lladrovci.

Ai shtoi se dhimbja për Bacën Haxhi është një dhimbje e përbashkët për familjen Thaçi dhe të gjithë atdhetarët. “Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta. Nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit,” tha ai.

Me mesazhe të ngrohta dhe fjalë mirënjohjeje, të pranishmit në homazhe e kujtuan Bacën Haxhi si një njeri të urtë dhe të palëkundur në përkrahjen e tij për çështjen kombëtare.

I paharrueshëm kujtimi për Bacën Haxhi!

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë