Memli Krasniqi: “Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi!”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit që të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.
Ai thekson se drejtësia nuk duhet të jetë vetëm zbatim i ligjit, por edhe njohje e të drejtave themelore të njeriut. Sipas tij, humbja e një prindi është një moment ku njeriu duhet të mbrohet nga sistemi, e jo të bëhet viktimë e tij.
“Refuzimi i kësaj kërkese nuk ka lidhje me drejtësinë, por me diskriminimin. Nuk është ligj, por arbitraritet. Nuk është siguri, por çnjerëzi”, ka shkruar Krasniqi.
Ai shton se një drejtësi pa ndjeshmëri është vetëm një mekanizëm i ftohtë, që nuk i shërben as qytetarit dhe as shoqërisë, duke përfunduar se historia nuk do ta harrojë këtë padrejtësi.