Behgjet Pacolli letër ngushëllimi për Hashim Thaçin: “Një padrejtësi e madhe, e vërteta do të triumfojë”

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër ngushëllimi ish-presidentit Hashim Thaçi pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Pacolli shpreh dhimbjen dhe keqardhjen e tij për këtë humbje, duke theksuar se ndalimi i Thaçit për të marrë pjesë në varrim është një padrejtësi e madhe dhe një dhimbje e dyfishtë.

“Përtej ligjeve dhe rregullave, ka parime të drejtësisë, të humanizmit dhe të dinjitetit njerëzor, të cilat sot janë shkelur në mënyrën më të rëndë,” shkruan Pacolli, duke e konsideruar këtë situatë të papranueshme.

Ai vlerëson qëndrueshmërinë dhe sakrificën e Thaçit për lirinë dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se “e vërteta do të triumfojë dhe ju do të dilni më i fortë se kurrë.”

Në përfundim, Pacolli i shpreh Thaçit mbështetjen e tij të plotë, duke theksuar se Kosova ka ende shumë punë për të bërë dhe asnjë forcë nuk mund të ndalë rrugën e saj drejt drejtësisë dhe përparimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë