Ndahet nga jeta biznesmeni Hetem Krasniqi, merrej me tregtinë e mobiljeve dhe parketit në Komoran

Sonte në mbrëmje është ndarë nga jeta Hetem Sahit Krasniqi, një biznesmen i njohur nga Komorani.

Ai ishte i angazhuar në tregtinë e mobiljeve dhe parketit, duke qenë një emër i respektuar në komunitet.

Lajmi ka prekur familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e kujtojnë si një njeri punëtor dhe të përkushtuar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 18 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Komoran.

Ngushëllime familjes Krasniqi nga Negroci dhe Komorani dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë