Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Thaçi për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Thaçi pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton DrenicaOnline.
“Ndarja nga jeta e Bacës Haxhi është një humbje e madhe. Qëndresa, burrëria dhe këshillat e tij të mençura do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona. Ngushëllime Familjes Thaçi, bijve e bijave të tij, nipave e mbesave. Mbahuni krenar që patët një prind si ai!” – ka shkruar Lladrovci.
Ai ka shprehur gjithashtu ngushëllime për miqtë, dashamirët dhe të gjithë ata që ndiejnë dhimbje për këtë humbje.
Baca Haxhi do të kujtohet gjithmonë për vlerat e tij dhe kontributin e tij të çmuar në shoqëri./DrenicaOnline/