Veterani i UÇK-së i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes, por nuk ka para për transplantim – Apel për ndihmë!

Një histori prekëse po trondit zemrat e shumë qytetarëve. Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Negroci i Drenasit, është i gatshëm t’i dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij nuk ka mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e transplantimit, transmeton DrenicaOnline.

Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë sado pak për këtë kauzë humanitare.

Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë”, – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.

Për t’i dalë në ndihmë kësaj familjeje është angazhuar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit dhe bashkëvendasi i Ganiut, Gani Krasniqi.

Gani Shala në foto me asamblistin e KK-Drenas, Gani Krasniqi

Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403
Ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank: 1501070000166526

Të bashkuar mund të shpëtojmë një jetë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë