Mavraj: Thaçi, shqiptar i madh! E shkroi historinë e Kosovës (VIDEO)

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Publicisti Muharrem Mavraj e ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi, që ia bëri dje babait të tij.
Sipas Mavrajt, Thaçi është një shqiptar i madh dhe një historian që nuk e ka shkruar por e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës.
“Po një shqiptar i madh pasi siç e kam thënë edhe një here e nuk jam zgjeru më shumë. Hashim Thaçi është ndër ata pak historian që nuk e ka shkruar por e ka krijuar historinë e vërtetë të Kosovës, kështu e kam thënë se asgjë më shumë nuk shtoj as nuk heq”, tha ai, transmeton Klankosova.tv
Tutje, Mavraj shtoi se Hashimi u tregua dinjitoz me qëndrimin e tij dhe me paraqitjen e tij.
“Situata ku ndodhet Kosova pesë vite pas burgosjes së tij është e qartë për ata që e kanë lëshuar Kosovën për ata që janë të burgosur atje. Ky shqiptar i madh me vetardhjen e tij këtu bëri një boom të jashtëzakonshëm shqiptar në krejt Kosovën. Ai tregoi se çka ka humbur Kosova, një lider të madh”, vijoi tutje Mavraj, transmeton Klankosova.tv